Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka pritur të premten për iftar në shtëpinë e tij kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai është shoqëruar nga ministrat e tij, delegacioni përcjellës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama dhe biznesmenë të Kosovës.
“Në iftarin e 23-të pata kënaqësi të mirëpres sonte në shtëpi Kryeministrin e Malit të Zi Dritan Abazoviq me ministrat e tij dhe delegacion përcjellës, Kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama, përfshirë edhe miq tjerë të biznesit të Kosovës, në krye me mikun tim Agim Shahinin”, ka shkruar i pari i AKR-së në Facebook.
Tutje, Pacolli ka thënë se kryeministrin Abazoviq e ka falënderuar për vizitën dhe për përkrahjen e tij ndaj Kosovës.
“Është krenari kur shohim shqiptarët të avancuar në pozita të larta shtetërore në shtetet fqinj”, ka përfunduar ai.
/TV Arbëria