Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli: Nuk e njoh Dejona Mihalin, kam parë vetëm në televizor fotografi të saj!

Pacolli: Nuk e njoh Dejona Mihalin, kam parë vetëm në televizor fotografi të saj!

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i ftuar në Debat Plus ka folur në lidhje me komunkimin që ka patur me Radojiçiq për t’i siguruar votat për votimin e Presidentes.

Pacolli ka folur edhe për Kordinatoren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali, e cila po përflitet shumë kohë e fundit.

Ai ka deklaruar se të njëjtë nuk e njeh dhe se vetëm ka parë foto të saj në televizor.“Dejona Mihalin nuk e njoh. Kam dëgju kush është ajo, ndoshta e kam parë kohëve të fundit një fotografi në televizion të saj. Nuk kam patur asnjë telefonatë me të pra nuk e njoh” tha Pacolli.