Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar...

Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e Enver Hasanit, Hasani e quan “vepër e huliganëve Puka e Morina”

Profesori Enver Hasani e ka quajtur veprim të “huliganëve...

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Pacolli nga Nju Jorku: Një përfaqësues i Kosovës i kërkoi një shteti të mos flasin me mua, do ta zbulojë emrin

Extra AL PVC

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në Nju Jork këtyre ditëve, ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’, duke thënë se arsyeja për reagimin e tij publik është se një përfaqësues i lartë i Kosovës e kishte porositur një diplomat të huaj, që presidenti i tyre të mos flasë me Pacollin, meqë deputeti kosovar s’është ia autorizuar të flasë për Kosovën.

Pacolli thotë se e ka takuar diplomatin në fjalë dhe ka paralajmëruar se do ta bëjë publik emrin e përfaqësuesit të Kosovës që ka kërkuar të injorohet ish-kryediplomati kosovar.

Në fund kreu i AKR-së thotë se gjende në Nju Jork me shpenzimet e tij dhe pa asnjë përkrahje nga shteti i Kosovës.

Reagimi i plotë:

Edhe kësaj jave të punës intensive dhe jo pak të lodhshme, ngadalë po i vjen fundi.

Ishte një javë e mbushur me aktivitete, të cilat së shpejti do të shndërrohen në suksese të prekshme për Kosovën.

Sigurisht, përveç takimeve të publikuara, kam pasur edhe takime të tjera të rëndësishme, të cilat për momentin preferoj të mbeten anonime.

Arsyeja që më shtyu të shkruaj dhe të postoj këtë tekst është fakti se një përfaqësues i lartë i shtetit tonë, në një rast të caktuar, (duke kërkuar takim për vetën e vet kishte ra fjala për mua), i kishte thënë një Ministri të Punëve të Jashtme të një shteti tjetër që t’i përcjellë presidentit të tij porosinë, të mos flasë me zotin Pacolli, pasi ai nuk është i autorizuar të flasë për Kosovën.

Si rezultat, unë realizova vizitën time dhe madje iu luta që të pranonin të bisedonin me perfaqesuasin e Kosovës në fjal. Do të vijë momenti kur unë do ta bëj këtë publike.

Në Nju Jork isha vetëm me një bashkëpunëtor, si gjithmonë me shpenzimet e mia, pa mbështetjen apo shërbimet e ndonjë strukture shtetërore të Kosovës.

spot_img

Të fundit

Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar...

Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e Enver Hasanit, Hasani e quan “vepër e huliganëve Puka e Morina”

Profesori Enver Hasani e ka quajtur veprim të “huliganëve...

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për...

Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka njoftuar se ka realizuar takim me ambasadorin e Rusisë në Maqedoninë e Veriut, Segrej Aleksandroviç Bazdnikin. “Në...

Këshilli i Etikës rekomandon degradimin e Enver Hasanit, Hasani e quan “vepër e huliganëve Puka e Morina”

Profesori Enver Hasani e ka quajtur veprim të “huliganëve Avni Puka dhe Iset Morinës”, vendimin e Këshillit të Etikës për rekomandimin që profesori Hasani...

“M’ke frikësu”, E shohim sa i pastër je”/ Peci përplaset në komente me Qumështoren Drena

Një thirrje e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për bashkatdhetarët, ka qenë “mollë sherri” mes tij dhe kompanisë “Qumështorja Drena”. “Të dashur bashkatdhetarë. Ju ftoj...