Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli në New York takon presidentin e Kenias: Marrëdhëniet Kosovë-Kenia po avancojnë në nivel më të lartë

Pacolli në New York takon presidentin e Kenias: Marrëdhëniet Kosovë-Kenia po avancojnë në nivel më të lartë

 

Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli ndodhet në Neë York, atje është takuar me presidentin e Kenias, William Ruto.

Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ak thënë se marrëdhëniet e Kosovës me Kenian po avancojnë në një nivel më të lartë.

“Në Neë York, po vazhdoj takimet e mia me liderë botërorë për promovimin e Kosovës. Sot në mëngjes zhvilluam një takim miqësor me Presidentin e Kenias, William Ruto. Marrëdhëniet tona me Kenian po avancojnë në një nivel më të lartë”, ka shkruar Pacolli, të hënën.

Kenia e ka njohur Kosovën si shtet, ndërkaq Pacolli ka një raport miqësor me presidentin kenian, gjë që e ka shprehur vazhdimisht.

Në Neë York gjenden edhe krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, e ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.

Atje Këshilli i Kombeve të Bashkuara është duke mbajtur disa punime.