Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli, LDK: Për 40 ditë punë Xhelal Sveçla shpenzoi 3 mijë e 300 litra naftë

Pacolli, LDK: Për 40 ditë punë Xhelal Sveçla shpenzoi 3 mijë e 300 litra naftë

Egzon Pacolli nga LDK-ja pretendon se ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i ka përshkuar 55 mijë kilometra me veturë zyrtare, për 40 ditë.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe Sveçla i ka shpenzuar 3 mijë e 300 litra naftë.

Postimi i plotë:

3300 litra naftë. 40 ditë pune. 55 mijë kilometra.

Ky është Xhelal Sveçla, Kampioni i Shpenzimeve të Naftës.

Ka shpenzuar sikur të ketë bërë 12 herë rrugën deri në Londër dhe të është kthyer prapë.

Me pare të popullit.

E kur u kërkua llogaria nga ana ime,

e mbajti msheftë. Jo një ditë. Jo një javë. Por dy muaj!

Vetëm kur Agjencia për Informim dhe Privatësi e obligoj me paralajmërim për gjobë, e nxori raportin.

Me zor. Me vonesë. Me inat

3300 litra për 40 ditë nuk shpjegohen.

Nuk justifikohen. Nuk arsyetohen.