Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli kërkon transparencë nga Qeveria, për situatën ne veri

Pacolli kërkon transparencë nga Qeveria, për situatën ne veri

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka kërkuar transparencë nga Qeveria e Kosovës, në lidhje me situatë në veri të vendit.

Në një postim në Facebook, Pasolli ka kërkuar sqarime se a ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara?

Mes tjerash, Pacolli ka pyetur se a munden policët që gjenden atje ti përmbushin detyrime e tyre dhe se a ka ndërrime dhe furnizim për këto pika të kontrollit?

“A ka lëvizje të lirë në Veri të Kosovës apo rrugët janë ende të bllokuara. Po dëgjohen zëra se nepër pikat të Policisë së Kosovës kemi Policë tonë të bllokuar. Shtrohet pyetja, a munden këta Policë më i zbatu detyrimet e tyre, a ka ndërrime dhe a ka furnizim për këto pika të kontrollit. Besoj se është e rrugës që Qeveria të tregon transparencë për situatën reale në Veri të vendit”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

/TV Arbëria

Powered by WordPress