Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Pacolli: Kam dëshmi njerëz të tjerë për bisedën me Radoiçiqin në prezencë të Kurtit

Pacolli: Kam dëshmi njerëz të tjerë për bisedën me Radoiçiqin në prezencë të Kurtit

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vazhduar replikat e tij me Përparim Kryeziun, zëdhënës i Qeverisë, duke i thënë se po e shtrembëron të vërtetën.

Pacolli, ka insistuar që në prezencë të kryeministrit Albin Kurti, ka biseduar në telefon me kriminelin Radoiçiqiq, në mënyrë që t’ia sigurojë një votë nga komunitetet atëherë kandidates për presidente, Vjosa Osmanit.

Madje sipas Pacollit, për këtë që po i thotë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë.

“Për këtë çka kam thënë ka dëshmi dhe njerëz të tjerë. Mos harroni se po tregoheni shumë të ligë dhe jo mirënjohës!”, ka shkruar Pacolli.