Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ia ka bërë një analizë situatës politike në vend.
Pacolli ka thënë se po jetojmë në një kohë kur politika në Kosovë është kthyer në luftë te brendshme për pushtet, sesa si përpjekje për të ndërtuar një të ardhme të përbashkët.
“Kemi humbur drejtimin strategjik, ndërsa partitë politike – në pushtet dhe në opozitë – po sillen si në fushatë të përhershme. Dialogu me Serbinë ka stagnuar, integrimi evropian është larg, dhe qytetarët po lodhen nga premtimet e pambajtura.”, ka shkruar ai.
Madje sipas ish-Presidentit ka pretendime që edhe gjyqësori ështëi kapur.
“Te gjyqësori ka pretendime ndërhyrjeje, ai nuk funksionon lirshem, korrupsioni është shumë i pranishem nëpër indtitucione, e të rinjtë po largohen nga vendi sepse nuk shohin shpresë”, ka shkruar ai.
Tutje Pacolli ka thënë se Kosova meriton unitet.
“Kosova nuk e neriton këtë ngecje. Ajo meriton politikë që i shërben qytetarit, jo vetes. Meriton unitet kur është fjala për interesa madhore kombëtare. Nuk ka kohë për ego personale apo për gjuhë përçarëse.”, ka shkruar Pacolli në Facebook.