Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli i LDK-së i reagon sërish Pecit: Paratë për vëllain e Fitore Pacollit dhe këshilltarin tënd, janë të qytetarëve

Pacolli i LDK-së i reagon sërish Pecit: Paratë për vëllain e Fitore Pacollit dhe këshilltarin tënd, janë të qytetarëve

Sekretar i përgjithshëm i Forumittë Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, i cili edhe përmes një videoje njoftoi për grantin e dhënë prej 100 mijë eurove për vëllain e deputetes së VV-së, Fitore Pacollit, ka reaguar sërish pas deklaratës së fundit të Ministrit Faton Peci.

Pacolli i ka reaguar Ministrit, pasi ai quajti opozitën “kriminela” pas zbulimit të skandalit me subvencione.

Ai ka sugjeruar Ministrin që të qetësohet dhe të mos eskaloj në gjuhë fyese.

“Çkas ninë njeri, veç nën qeverisjen e Vetëvendosjes, kriminela janë ata që e bëjnë publik krimin që e kanë ba ata!
Qetësohuni moreee! Ministër Faton Peci, të kisha sugjeru me u qetësu e mos me eskalu në gjuhë fyese e sharëse!
Paratë e dhëna për vëllaun e Fitore Pacollit e këshilltarin tënd, janë të shtetit jo të xhepit tuaj, prandaj duhesh me dhanë llogari, ama me qetësi! Hajde luftone krimin e premtum tash, masi iu nxunëm…”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

Powered by WordPress