Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Pacolli i ashpër me deputetët: Tallje me qytetarët

Pacolli i ashpër me deputetët: Tallje me qytetarët

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka reaguar ashpër pas dështimit të 14-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovësx.

”Pa pikë turpi, deputetët e Kuvendit të Kosovës hynë në sallë vetëm për t’u larguar pas pesë minutash, pa diskutim, pa vendim, pa përgjegjësi, por me pagese!!!.
Kjo është tallje me qytetarët dhe me shtetin.
Popull, a po e shihni kë keni votuar? A e kuptoni se këta përfaqësues nuk kanë as vullnetin, as guximin, as përgjegjësinë për ta zgjidhur as problemin më të vogël të vendit?”