Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > Paçarizi: Rexhep Selimi gjykohej në Hagë, ndërsa VV-ja e bënte Gërvallën ministre

Paçarizi: Rexhep Selimi gjykohej në Hagë, ndërsa VV-ja e bënte Gërvallën ministre

Analisti Rrahman Paçarizi e ka quajtur të çuditshme sjelljen e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me procesin në Hagë.

Ai tha se ndonëse shefi i grupit të tyre parlamentar, Rexhep Selimi, po gjykohej në Hagë, ata kishin shkuar dhe e kishin bërë ministre të Drejtësisë, Donika Gërvallën, duke i ditur qëndrimet dhe deklaratat e saj.

“Deputetët seriozë të Kuvendit të Kosovës duhet t’i trajtojnë si të tillë [protestuesit], si qytetarë të Kosovës”, ka thënë Paçarizi në Klan Kosova.

“Një veprim i tillë do ti kishte hije partisë më të madhe që ka marrë më së shumti vota. Sigurisht, në mes të këtyre protestuesve ka shumë votues edhe të lëvizjes Vetëvendosje”.

“Nuk është se kanë vepruar shumë në pajtim me këtë fakt Lëvizja Vetëvendosje. Duke e pasë Rexhep Selimin, shefin e grupit të vet parlamentar, të akuzuar në Gjykatën e Hagës, Lëvizja Vetëvendosje e ka bërë ministre të Jashtme znj. Gërvalla, e ka bërë ministre të Drejtësisë dy herë znj. Gërvalla, e ka ba kryetar të Kuvendit z. Basha, dmth situata është shumë ma serioze se kaq”.

“Nuk është se Vetëvendosje e trajton Rexhep Selimin si kushedi si anëtar të vetin, madje është shumë e çuditshme sjellja e Lëvizjes Vetëvendosje në raport me një proces gjyqësor në të cilin është ish-shefi i grupit të tyre parlamentar”.