Janë nevojitur vetëm 24 orë nga fillimi i shitjes, që të “zhduken” të gjitha njësitë që ishin të disponueshme në treg.
Në fakt bëhet fjalë për Hyundai, që më 9 nëntor filloi shitjen e modelit Ioniq 6 në pjesë të caktuara të tregut evropian,
Hyundai i kishte ofruar në treg 2.500 sosh, por duket se nuk mjaftuan, pasi që të gjithë u shitën brenda 24 orëve.
Duhet pasur parasysh se modeli ishte ofruar në Gjermani, Britani të Madhe, Francë, Holandë dhe Norvegji.
Fatlumët që arritën të rezervojnë një të tillë, duhet të presin të paktën deri më marsin e vitit të ardhshëm. Të tjerët do të duhet të presin deri në pranverë.
Hyundai Ioniq 6 vihet në lëvizje nga dy motorë elektrikë që në mënyrë të kombinuar prodhojnë 325 kuaj-fuqi, kurse bateria ka një kapacitet prej 77.4 kvh./TV Arbëria