Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > “Pa kufij me Shqipërinë”, Vetëvendosje njofton sikur të kishte ndodhur bashkimi kombëtar për lehtësirat në kufi

“Pa kufij me Shqipërinë”, Vetëvendosje njofton sikur të kishte ndodhur bashkimi kombëtar për lehtësirat në kufi

Lëvizja Vetëvendosje u ka dhënë jehonë lehtësimeve të reja të kalimit të kufirit me Shqipërinë dhe hapjen e 20 vendkalimeve të veçanta për banorët e brezit kufitar, duke e paraqitur këtë sikur të kishte ndodhur bashkimi kombëtar.

“25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës e shënojmë pa kufij me Shqipërinë”, thuhet në postimin e Vetëvendosjes.

Lehtësimet e reja përfshijnë aktivizimin e korsisë së veçantë të kalimit kufitar për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë për kalim sa më të shpejtë, jo kontrolle për qytetarët si dhe hapjen e 20 vendkalimeve të veçanta.

Në njoftimin për këto lehtësime, VV ka cituar edhe një deklaratë të Sveçlës.

“Mes dy vendeve tona nuk do të ketë kontrolle për qytetarët tanë por po punojmë që të kemi sisteme të avancuara teknologjike që luftojnë ilegalitetet ndërkufitare”, citohet të ketë thënë Sveçla.