Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në orën 07:25, automjetet dhe kamionët po kalojnë kufirin me kohë pritjeje prej vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Nuk janë raportuar kolona në asnjërën prej pikave kufitare, përfshirë pikat më të frekuentuara si Merdar, Dheu i Bardhë, Jarinje e Vërmicë, ku shpeshherë në sezonin veror shënohen pritje e kolona të gjata.

Vetëm në pikën kufitare Hani i Elezit është raportuar se hyrja dhe dalja për kamionë është e bllokuar përkohësisht.