OVL-UÇK përmes një postimi në facebook ka njoftuar se nëesë në degën Klinë do të mirëpresin zv. Komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota pas ardhjes së tij nga Haga. , shkruan TV Arbëria.
Në njoftim thuhet se pritja bëhet nga ora 11:30 në zyrët e OVL të UÇK-së në Klinë.
Njoftimi i plotë:
“Të nderuar anëtarë të Organizatave të Luftës së UÇK-së!
Nesër ( e shtunë) në orën 11:30 në zyrët e OVL të UÇK-së në Klinë do të mirë presim zv. Komandantin e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sokol Bashota, pas ardhjes së tij nga Haga. Gjithashtu me këtë rast mirë se ardhjes i bashkohen edhe qytetarë të tjerë në sheshin “ Mujë Krasniqi” në orën 12:00. Ju ftoj që të merrni pjesë.”