Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > OVL UÇK: Ju kemi dalë përballë 50-100 mijë trupave serbe, u dalim përsëri në ballë

OVL UÇK: Ju kemi dalë përballë 50-100 mijë trupave serbe, u dalim përsëri në ballë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, sot mbajti konferencë të jashtëzakonshme për media, pas kërkesës së Serbia i ka bërë KFOR-it që të kthejë 1 mijë trupa në Kosovë.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, deklaroi se në momentin që Policia rrezikohet, do të dalin në mbrojtje të saj.

Ai u shpreh ju kanë dalë përballë 50 mijë trupave e 100 mijë trupave gjatë kohës së luftës në Kosovë, e do t’u dalin përsëri përpara në ballë.

Klinaku: Ju kemi dalë përballë 50-100 mijë trupave, do t’u dalim përsëri në ballë

“Nëse dikush mendon që t’i realizojë kërkesë Serbisë për futje të 1 mijë trupave në Kosovë, ne i themi atyre që e lejojnë tyre që e lejojnë të futen se ne ju kemi dalë përballë 50 mijë trupave e 100 mijë trupave gjatë kohës së luftës në Kosovë, e natyrisht që do t’i dalim përsëri përpara në ballë dhe do të ballafaqohen edhe ushtarakisht me neve si luftëtarë të UÇK-së. Por, ne presim që të mos vijë deri te kjo situatë.”, u shpreh Klinaku.

Ai tha se kanë kërkesë ndaj institucioneve të Kosovës, Qeverisë, por edhe Kuvendit, që Qeveria duhet të bashkëpunojë ngushtë me faktorin ndërkombëtar, me SHBA-në që të qetësojnë situatën në veri dhe të hiqen barrikadat e vendosura nga serbët të hiqen menjëherë, sepse siç tha ai, është rreziku i eskalimit të gjendjes.

Klinaku: Të gatshëm të përgjigjemi në çfarëdo forme apo rrethane që na paraqitet

“Natyrisht që në momentin që momentin që ndodh diçka në Kosovë, qoftë në veriun e Kosovës, qoftë në vende të ndryshme, natyrisht si organizatë e veteranëve të luftës, ne jemi të strukturuar, të organizuar nëpër të gjitha komunat e Kosovës, sepse degët i kemi gjithandej dhe natyrisht që veteranët e luftës do të bashkëpunojnë ngusht me degët e tyre, përfaqësuesit e tyre që i kanë në komuna dhe do të sqarohen edhe për situatën që e kemi aktualisht, por edhe për situatën që mund të ndodhë në të ardhmen. Dhe, natyrisht që do të jenë të gatshëm të përgjigjen në çfarëdo forme apo rrethane që na paraqitet neve.”, tha ai.

Klinaku shtoi se duhet ta ketë parasysh edhe faktori vendor dhe ndërkombëtar që një zgjidhje vetëm për serbët nuk duhet ta bëjnë, sepse siç tha ai, “e kemi problemin e shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc”.

Ai kërkoi nga Qeveria që në tryezë të bisedimeve të futet edhe Kosova lindore.

Klinaku: Të bëhet zgjidhje për shqiptarët në Luginë të Preshevës

“Shqiptarët që jetojnë atje nuk i kanë të garantuara as të drejtat elementare të lirisë së njeriut, nuk kanë të garantuar ta përdorin as simbolin e tyre kombëtar, e lëre më të tjerat. Natyrisht që duhet edhe për ta të bëhet zgjidhje politike dhe në këtë rast, kërkojmë nga qeveria e Kosovës, siç kemi kërkuar vazhdimisht si organizatë përpara, që në tryezë të bisedimeve të futet edhe Kosova lindore, pra Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, sepse zgjidhje vetëm për serbët dhe zgidhje që e bllokon vetëm Kosovën, natyrisht që në të ardhmen ajo zgjidhje mund të sjellë përsëri konflikte në Ballkanin Perëndimor.”, shtoi tutje Klinaku. /TV Arbëria

Powered by WordPress