Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për ish-zyrtarin e lartë amerikan, James Rubin, pas paraqitjes së tij si dëshmitar në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Dëshmia e tij e qartë, e drejtë dhe e bazuar në të vërtetën, është një dëshmi tjetër e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën, në veçanti gjatë luftës sonë çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të UÇK-së,” thuhet në reagim.