Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë thirrje për protestë kundër ekspozitës së vendosur në qendër të Prishtina, duke e cilësuar atë si një përpjekje për shtrembërimin e së vërtetës për Luftën Çlirimtare.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve, familjarëve të dëshmorëve dhe qytetarëve që ndihen të fyer nga kjo ekspozitë të bashkohen në protestë për ta kundërshtuar atë që e quajnë tentim “anti-historik”.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet nesër, më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendi i Republikës së Kosovës, institucion që sipas OVL-së ka financuar ekspozitën në fjalë.
Organizatorët kanë ftuar të gjitha kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës për të shprehur kundërshtimin ndaj kësaj ekspozite.