Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > OVL e UÇK-së: Nëse deri më 26 korrik s’ka konstituim të Kuvendit, nuk do të qëndrojmë duarkryq

OVL e UÇK-së: Nëse deri më 26 korrik s’ka konstituim të Kuvendit, nuk do të qëndrojmë duarkryq

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së u ka bërë thirrje partive politike, me theks të veçantë partisë fituese që urgjentisht të gjejnë zgjidhje për konstituimin e institucioneve.

Sipas OVL-së së UÇK-së, situata e krijuar me 48 tentime të pasuksesshme është e papranueshme për ta si organizatë.

“Gjykata Kushtetuese, si organi më i lartë juridik në vend, ka dhënë një vendim të qartë: Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet deri më 26 korrik 2025. Moszbatimi i këtij vendimi përbën shkelje të drejtpërdrejtë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.”, thuhet në një komunikatë.

OVL kanë njoftuar se nëse deri më 26 korrik s’ka konstituim të Kuvendit, nuk do të qëndrojnë duarkryq.

“Nëse deri më 26 korrik nuk ka reflektim nga partitë politike për ta zgjidhur këtë situatë, ne si kategori të dala nga lufta e UÇK-së nuk do të qëndrojmë duarkryq.”, vijon komunikata.