Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > OVL e UÇK-së: Më 17 tetor protestë në Tiranë kundër padrejtësive në Hagë

OVL e UÇK-së: Më 17 tetor protestë në Tiranë kundër padrejtësive në Hagë

Organizata e Veteranëve së UÇK-së ka njoftuar se do të organizojnë protestë në Tiranë më 17 tetor 2025, në sheshin qendror të Tiranë, në ‘Skënderbeu’.

“Le të ngrihemi si një zë i vetëm për të kërkuar drejtësi kundër padrejtësisë. Ju bëj thirrje të gjitha partive politike pa dallim ideologjie, pa dallim feje, që të na bashkohen në protestë, më 17 tetor 2025, në orën 17:00 në sheshin Skënderbeu në Tiranë.

Ju drejtohemi të gjithë shqiptarëve që të na bashkhen në këtë protestë” – tha Hyseni Gucati – kryetar i OVL të UÇK-së, në një konferencë për media në Tiranë.

Tutje, ai tha se ‘Shqipëria ka qenë gjeneza kryesore e UÇK-së”.