Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka njoftuar se peticioni kombëtar i nisur ndaj Gjykatës Speciale ka arritur një mbështetje të gjerë nga qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Sipas njoftimit zyrtar, deri më tani janë mbledhur 70.360 nënshkrime online, ndërsa procesi i numërimit të nënshkrimeve fizike është në fazën përfundimtare. Bazuar në llogaritjet paraprake, numri total i nënshkrimeve ka kaluar shifrën 200.000.
Nga OVL e UÇK-së bëhet e ditur se peticioni do të dorëzohet më 6 maj 2026 në Gjykatën Speciale, si një akt simbolik dhe politik i reagimit qytetar.
Në deklaratë theksohet se ky peticion përfaqëson “zërin e një populli që nuk hesht përballë padrejtësisë” dhe një “betim të gjallë se lufta për dinjitet dhe të vërtetën nuk ndalet”.
Ky mobilizim i gjerë konsiderohet nga organizatorët si një dëshmi e unitetit qytetar dhe e ndjeshmërisë së lartë publike ndaj çështjeve që lidhen me luftën e UÇK-së dhe proceset gjyqësore ndërkombëtare.