Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë sigurimin e menjëhershëm të mjeteve të nevojshme financiare për mbrojtjen juridike të të burgosurve që gjenden në paraburgim në Hagë.
Ata po ashtu kanë kërkuar krijimin e një mekanizmi të qëndrueshëm për mbikëqyrjen profesionale të Gjykatës.
Në letrën e kësaj organizate ata kërkojnë angazhim të drejtpërdrejtë institucional për të garantuar që të gjithë të akuzuarit të kenë qasje të barabartë në mbrojtje të kualifikuar dhe të pavarur.
“Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke vlerësuar situatën e krijuar së fundmi, lidhur me mungesën e sigurimit të mjeteve financiare nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, i’u drejtua me një kërkesë Ministrisë së Drejtësisë, ku i kërkon që urgjentisht të veproj duke siguruar fondet e mjaftueshme për mbulimin e të gjitha shpenzimeve për mbrojtjen e sa më të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së”, thuhet në një publikim në Facebook.