Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë zërit të tyre.
“Jemi pa fjalë. Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj! Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo. Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht: faleminderit!”, thuhet në reagimin e OVL-UÇK’së në Facebook.