Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > OVL e UÇK-së dënon artikullin e Vudi Xhymshitit: Sulm ndaj dinjitetit të luftëtarëve të lirisë

OVL e UÇK-së dënon artikullin e Vudi Xhymshitit: Sulm ndaj dinjitetit të luftëtarëve të lirisë

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ashpër ndaj një artikulli të publikuar nga gazetari Vudi Xhymshiti, në kohën kur po zhvillohej ceremonia e varrimit të ish-komandantit dhe bashkëluftëtarit Sahit Jashari.

Përmes një reagimi publik, OVL e UÇK-së e ka cilësuar të papranueshme publikimin e akuzave ndaj një luftëtari të lirisë në një moment kur familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët po i jepnin lamtumirën e fundit.

Sipas organizatës, pretendimet nuk mund të trajtohen si fakte apo aktgjykime pa prova dhe vendime gjyqësore, ndërsa është theksuar se personat e ndjerë nuk kanë mundësi të mbrojnë veten ndaj akuzave të tilla.

OVL e UÇK-së ka deklaruar se mbështet lirinë e shprehjes, por kundërshton përdorimin e saj për, siç thuhet në reagim, cenimin e dinjitetit të luftëtarëve që kontribuuan në çlirimin e Kosovës.

Në fund, organizata ka kërkuar respekt për historinë dhe verifikim të fakteve, duke paralajmëruar se do t’i kundërshtojë publikisht të gjitha akuzat që, sipas saj, bëhen pa prova ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.