Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Drejtësi > OVL e UÇK: Jemi thellësisht të pakënaqur me vendimin e Apelit për Pjetër Shalën

OVL e UÇK: Jemi thellësisht të pakënaqur me vendimin e Apelit për Pjetër Shalën

OVL e UÇK-së ka thënë se shpreh pakënaqësinë e saj të thellë me vendimin e Apelit të Gjykatës Speciale, e cila ia uli dënimin Pjetër Shalës nga 18 në 13 vite burgim.

Nga kjo organizatë kanë thënë se prisnin lirimin e plotë të Shalës nga të gjitha akuzat.

“Ky aktgjykim, në vend që të përmbyllë padrejtësinë, veçse e thellon bindjen tonë se kjo gjykatë ka karakter politik dhe nuk e trajton drejtësinë mbi baza të barabarta e të paanshme. UÇK-ja nuk ka nevojë të mbrohet nga e vërteta, e vërteta historike është në anën tonë, dhe bashkëluftëtarët tanë nuk do t’i nëpërkëmbë askush me procese të motivuara politikisht”, thuhet në reagimin e Gjykatës.