Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 28 dhjetor

Osmani: Zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 28 dhjetor

Presidentja e vendit ka caktuar datën 28 dhjetor për zgjedhjet e përgjithshme,

“Thirrja ime për partitë është të bëni fushatë dinjitoze. Pas dekretit për shpërndarje i vjen rendi diskutimit për datën e zgjedhjeve. 21 dhe 28 dhjetor mund të bëhen zgjedhjet. Pas konsultimit me partitë dhe KQZ-në, data e vetme e mundshme është 28 dhjetor”, tha Osmani, përcjell Insajderi.

Osmani sot mbajti një takim me liderët partiakë për të caktuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme pasi Lëvizja Vetëvendosje dështoi për të dytën herë të formojë qeverinë pas zgjedhjeve të rregullta të 9 shkurtit.