Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar për katastrofën humanitare që po ndodh në Rripin e Gazës.
Ajo ka shkruar se vuajtjet e civilëve të pafajshëm, veçanërisht fëmijëve, duhet të marrin fund.
“Çdo fëmijë, çdo familje, pavarësisht kombësisë apo fesë, është e çmuar dhe duhet të mbrohet.”, ka shkruar presidentja në “X”.
Presidentja ka shkruar se Kosova mbështet çdo përpjekje për armëpushim të udhëhequr nga ShBA dhe vendet e tjera.
“Kosova vazhdon të mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që synojnë arritjen e një të ardhmeje të drejtë, të qëndrueshme dhe paqësore, ku si izraelitët ashtu edhe palestinezët mund të jetojnë me dinjitet, siguri dhe respekt të ndërsjellë, me një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e jetës njerëzore.”, ka shkruar ajo.