Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar Nënë Ferdoniijen në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj.
Osmani në Facebook tha se Nëna Ferdonije në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë.
Postimi i plotë:
Në 26-vjetorin e rrëmbimit të dhunshëm nga regjimi gjenocidal serb të bashkëshortit dhe 4 djemve të saj, sot isha për vizitë te Nëna Ferdonije në shtëpinë-muze të familjes Çerkezi në Gjakovë. Bashkë me Nënën Ferdonije takuam edhe nënat e tjera të Gjakovës të cilat kanë humbur të dashurit e tyre nga krimet makabre të Serbisë.
Eshtrat e dy djemve të Nënës Ferdonije janë gjetur, teksa fati i bashkëshortit dhe dy djemve të tjerë vazhdon të mbetet peng. Megjithatë, ajo nuk është dorëzuar. Dhimbjen e ka shndërruar në forcë, stoicizëm dhe në kauzë për drejtësi.
Dhimbja e saj është edhe e jona. Kauza e saj është edhe e jona. Dhimbje e kauzë e gjithë Kosovës.