Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani: Vizioni për Europën e kompletuar, të lirë dhe në paqe, më afër realitetit kur të gjithë aspirantët i bashkohen BE’së

Osmani: Vizioni për Europën e kompletuar, të lirë dhe në paqe, më afër realitetit kur të gjithë aspirantët i bashkohen BE’së

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se derisa populli i Kosovës iu bashkua sot qytetarëve europianë në shënimin e Ditës së Europës, vizioni për një “Europë të tërë, të lirë dhe në paqe” do t’i afrohet edhe më shumë kësaj me anëtarësimin e vendeve që aspirojnë e përkushtohen që të jenë pjesë e Bashkimit Europian.

“Ky vizion i afrohet realitetit kur të gjitha vendet aspirante dhe të përkushtuara të anëtarësohen në BE. Kosova gjithmonë do ta konsiderojë BE-në jo vetëm si një union , por si një fener vlerash – vlera që ne i mbrojmë dhe përpiqemi t’i mbajmë çdo ditë”.

Powered by WordPress