Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet më të përzemërta për Donald Trump dhe JD Vance pas zgjedhjes së tyre si President dhe Zëvendës President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Në emër të popullit të Kosovës, Presidentja Osmani uroi udhëheqësit e rinj të SHBA-ve për fitoren e tyre dhe e theksoi rëndësinë e vazhdimit të marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike ndërmjet dy vendeve.
“SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës. Mezi pres të punoj me administratën e re për të thelluar më tej lidhjen tonë unike dhe aleancën strategjike,” tha Osmani.