Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar udhëheqjen e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Osmani duke e cilësuar si moment historik për shtetin shqiptar dhe për gjithë rajonin, ka shprehur urimet e saj për presidentin Begaj, kryeministrin, Rama dhe qytetarët e Shqipërisë, duke theksuar se ky zhvillim konfirmon angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në rrugën drejt BE-së.
“Urime për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në — një hap historik që e afron edhe më shumë Shqipërinë dhe rajonin tonë me Bashkimin Evropian. Kosova sot feston së bashku me Shqipërinë këtë arritje, teksa vazhdojmë pandalur rrugën tonë drejt BE-së”, tha Osmani në “X”