Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Osmani uron Shqipërinë për hapjen e kapitujve të fundit të negociatave me BE-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama dhe gjithë qytetarët shqiptarë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Në një postim në platformën X, Osmani e ka quajtur këtë një hap historik që dëshmon angazhimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ajo theksoi se ky progres i afron qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë rajonin edhe më pranë BE-së, duke shtuar se edhe qytetarët e Kosovës festojnë këtë arritje.

Presidentja Osmani u shpreh se Kosova do të vazhdojë pandalur punën për të avancuar rrugën e saj drejt integrimit evropian.