Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani uron presidentin e ri të Finlandës: Pres me padurim të punojmë së bashku

Osmani uron presidentin e ri të Finlandës: Pres me padurim të punojmë së bashku

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidentin e ri të Finlandës, Alexander Stubb.

Osmani, me anë të një postimi në platformën X, ka shkruar se pret me padurim që të bashkëpunojnë së bashku, njofton Klankosova.tv.

“Pres me padurim të punojmë së bashku për të ndërtuar mbi lidhjet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, dhe për të mbrojtur vlerat tona të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë”, shkroi Osmani në platformën X.