Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe

Osmani uron Kurban Bajramin: Të hapen zemrat për dashuri, solidaritet dhe paqe

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, ka uruar festën e Kurban Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se kjo festë kujton forcën e besimit në Zot dhe vlerën e solidaritetit njerëzor.

Ajo shtoi se në këto ditë të bekuara, të hapen zemrat për më shumë dashuri dhe kujdes ndaj njëri-tjetrit, veçanërisht për ata që kanë më shumë nevojë për mbështetje dhe ngrohtësi.