Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Paqe, dashuri dhe shëndet në çdo shtëpi

Osmani uron besimtarët e krishterë për Krishtlindje: Paqe, dashuri dhe shëndet në çdo shtëpi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Krishtlindjes, duke përcjellë një mesazh paqeje, shprese dhe solidariteti.

Përmes një postimi publik, Osmani shprehu urimet e saj të përzemërta që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe në shpirt, dashuri në familje dhe shëndet në çdo shtëpi. Ajo theksoi rëndësinë e traditës së respektit, solidaritetit dhe mikpritjes, si vlera që e bashkojnë shoqërinë dhe i japin forcë për të ecur përpara së bashku.

Presidentja uroi që fryma e Krishtlindjes të shërbejë si burim besimi, shprese dhe mirëkuptimi për të gjithë qytetarët, duke përfunduar mesazhin e saj me urimin: “Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen!”.