Presidentja Vjosa Osmani ka uruar guvernatoren e Përgjithshme të Australisë, Sam Mostyn dhe kryeministrin Anthony Albanese, për Ditën e Australisë.
Në një postim në X, Osmani tha se Kosova e vlerëson miqësinë që ka me këtë shtet dhe se pret që të forcojë lidhjet mes dy vendeve.
“Urimet më të përzemërta për guvernatoren e Përgjithshme Sam Mostyn, kryeministrin Anthony Albanese dhe miqtë tanë australianë me rastin e Ditës së Australisë! Kosova e vlerëson thellësisht miqësinë e saj me Australinë, të ndërtuar mbi vlerat tona të përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe respektit. Ne mezi presim të forcojmë më tej lidhjet e qëndrueshme midis vendeve tona. Paqja, prosperiteti dhe suksesi le të vazhdojnë të lulëzojnë në të gjithë vendin tuaj të bukur”, ka shkruar Osmani.
Warmest congratulations to Governor General Mostyn, Prime Minister @AlboMP and our Australian friends on the occasion of Australia Day!
Kosovo deeply values its friendship with Australia, built on our shared values of democracy, freedom, and respect. We look forward to further… pic.twitter.com/NThF89AZA6
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 26, 2025