Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani thotë se do të pres përbërjen e Kuvendit të ri për të vendosur nëse do të kandidojë për presidente

Osmani thotë se do të pres përbërjen e Kuvendit të ri për të vendosur nëse do të kandidojë për presidente

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media është pyetur nëse do t’ia mësyjë edhe për një mandat për presidente.

Osmani ka thënë se për këtë do të pres të shoh se cila do të jetë përbërja e re e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe se këto zgjedhje do të qartësojnë gjithçka.

“Cili do të jetë pozicioni politik, atë do ta caktojnë qytetarët e Kosovës. Ta shohim se cila do të jetë përbërja e Kuvendit të ardhshëm, ajo do të qartësojë gjithçka”, ka thënë ajo.