Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani thotë se barazia gjinore mundëson luftë më efektive ndaj korrupsionit

Osmani thotë se barazia gjinore mundëson luftë më efektive ndaj korrupsionit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se barazia gjinore në institucione ofron më shumë transparencë dhe gjithpërfshirje.

Sipas saj, sa më shumë që ka barazi gjinore, aq më efektive është lufta kundër korrupsionit.

E para e vendit, theksoi se barazia gjinore duhet të jetë prioritet i të gjitha hallkave të institucioneve kosovare.

Këto komente ajo i bëri gjatë publikimit të raportit “Dimensioni gjinor i korrupsionit”, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Pas përfundimit të këtij aktiviteti, presidentja Osmani nuk pranoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve rreth temave aktuale politike në Kosovë.