Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani: Thellësisht mirënjohës ndaj qytetarëve, uroj fituesin

Osmani: Thellësisht mirënjohës ndaj qytetarëve, uroj fituesin

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Fushë – Kosovës, Besnik Osmani pas humbjes ndaj Valon Prebrezës, ka thënë se ndihet mirënjohës për mbështetjen e qytetarëve.

“Edhe pse nuk arrita të fitoj për ta udhëhequr Fushë Kosovën, ndihem thellësisht mirënjohës për përkrahjen, besimin dhe përkushtimin tuaj të sinqertë. Jam krenar për çdo aktivist, çdo familje dhe çdo qytetar që kontribuoi me shpirt e zemër. Uroj me sinqeritet fituesit e zgjedhjeve – me dëshirën që të punojnë me ndershmëri, përkushtim dhe rezultate që do t’i ndiejnë qytetarët në përditshmërinë e tyre”, ka shkruar Osmani.