Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takon senatoren amerikane Shaheen, e falendëron për mbështetjen për Kosovën dhe për paqen e sigurinë e rajonit

Osmani takon senatoren amerikane Shaheen, e falendëron për mbështetjen për Kosovën dhe për paqen e sigurinë e rajonit

Pas Nancy Pelosit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe senatoren amerikane, jeanne Shaheen, takim ky të cilin Osmani e ka cilësuar si të mrekullueshëm.

Presidentja ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe për paqen e sigurinë në rajon.

“Faleminderit për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe mbështetjen e palëkundur për Republikën tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.