Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në margjina të Samitit të NATO-s në Uashington ka takuar sekretarin e ri të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Lammy dhe ministren e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Osmani në një postim në platformën X shkruan se Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës.
“Në margjinat e Samitit të NATO-s në Uashington D.C, urova Sekretarin e ri të Jashtëm britanik, David Lammy për emërimin e tij. Mbretëria e Bashkuar mbetet një aleat i palëkundur i Kosovës dhe unë pres që të punojmë së bashku për të forcuar më tej lidhjet tona”, shkruan Osmani.
In the margins of the #NATOSummit in Washington D.C., I congratulated the new British Foreign Secretary, @DavidLammy, on his appointment.
The UK remains a steadfast ally of Kosovo, and I look forward to working together to further strengthen our ties. 🇽🇰🇬🇧 pic.twitter.com/1FZaW6HPfE
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 13, 2024