Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është takuar me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.
Takimi ndodhi në New York, në pritjen e organizuar nga Scholz për nder të 50 vjetorin të anëtarësimit të Gjermanisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Osmani u shpreh se partneriteti mes Kosovës dhe Gjermanisë është i palëkundur.
“E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, tha Osmani.
“Jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje!”, theksoi ajo.
/TV Arbëria