Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar sot mërgatën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo në një postim në Facebook, ka thënë se është falënderuese për mikpritjen që e pati.
“Bashkë me mërgatën e jashtëzakonshme shqiptare në Amerikë, forca shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën”.
“Faleminderit, Dom Pjetrit dhe komunitetit tonë për mikpritjen!”, ka thënë Osmani.