Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takon Malcolmin, e falënderon në emër të popullit të Kosovës

Osmani takon Malcolmin, e falënderon në emër të popullit të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, njofton se ka pritur sot në takim Sir Noel Malcolmin, të cilin e cilësoi si historian të respektuar që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin, me fokus të veçantë në historinë e Kosovës.

“Sir Noel Malcolm dha kontribut të çmuar edhe përgjatë përgatitjeve të argumenteve tona në procesin lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ndaj e falënderova në emër të popullit të Kosovës”, shkroi Osmani në postimin e saj në Facebook.

/TV Arbëria