Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar takimin kryeministrin e Irlandës, Simon Harris, në Samitin e EPC-së.
Osmani thotë se me Harris konfirmuan gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale.
Postimi i presidentes:
Në Samitin e EPC-së, në takimin me Kryeministrin Simon Harris, i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Irlandës për rrugëtimin tonë euroatlantik, ndërsa konfirmuam gatishmërinë për ta intensifikuar bashkëpunimin në një kohë të sfidave të shumta globale.