Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani takon kryeministrin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe emigracionin

Osmani takon kryeministrin britanik, diskutojnë për sigurinë dhe emigracionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, në kuadër të angazhimeve të saj në Samitin e Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Në këtë takim, Osmani dhe Starmer diskutuan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe Britanisë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer.

Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Powered by WordPress