Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Politika > Osmani takon kryeministren Meloni, i kërkon përkrahje në integrimin evropian

Osmani takon kryeministren Meloni, i kërkon përkrahje në integrimin evropian

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se gjatë këtij takimi ka potencuar rolin e Italisë në përkrahje të Kosovës në të gjitha etapat e saj.

“Në takim me Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, potencova rolin e rëndësishëm të Italisë në përkrahjen e vendit tonë në të gjitha etapat. Llogarisim në lidershipin e Kryeministres Meloni në avancimin e rrugës së shtetit tonë drejt integrimit evropian”, thuhet në postimin e Osmanit.

/TV Arbëria

Powered by WordPress