Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Osmani takon Christopher Cavoli, diskutuan për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë

Osmani takon Christopher Cavoli, diskutuan për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar gjeneralin Christopher Cavoli, komandantin suprem të Forcave Aleate për Evropë në NATO.

E para e vendit  në Mynih tha se me Cavol-in ka diskutuar për rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit.

“Diskutuam mbi rolin e pazëvendësueshëm të NATO-s në Kosovë gjatë 23 viteve të fundit në mbrojtje të sigurisë dhe stabilitetit. Në këtë kohë përcaktuese për kontinentin evropian, riafirmova përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për një bashkëpunim të ngushtë me aleancën, duke kontribuar aktivisht në sigurinë e rajonit dhe më gjerë”, tha Osmani në Facebook.