Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.
Për takimin ka njoftuar vet Osmani, duke thënë se kanë biseduar për dialogun, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar bashkëpunimin me Britaninë e Madhe.
“Derisa isha në Londër, u takova gjithashtu me të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Peach. Diskutuam zhvillimet e fundit, duke përfshirë hapat e rëndësishëm në dialog, integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe domosdoshmërinë për të forcuar më tej lidhjen dhe bashkëpunimin tonë me Britaninë e Madhe”, ka shkruar Osmani në Twitter.
/TV Arbëria