spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Osmani takoi Grupin e Miqësisë Austri-Kosovë: Kosova e përkushtuar për stabilitetin e vendit e rajonit

Extra AL PVC

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim një delegacion të Grupit të Miqësisë Austri- Kosovë, të kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandl.

Në takim me delegacion austriak, Osmani falënderoi shtetin e Austrisë për mbështetjen ndaj Kosovës në faza të ndryshme përgjatë historisë.

Gjatë takimit, siç informoi Presidenca, u diskutua edhe për procesin e dialogut me Serbinë, teksa Presidentja Osmani potencoi obstruksionet e Serbisë në procesin e dialogut, duke e penguar dialogun dhe duke u përpjekur që nëpërmjet përdorimit të bandave kriminale në veri ta destabilizojë jo vetëm Kosovën.

“Presidentja Osmani theksoi se Kosova është e përkushtuar për kontribut për paqen dhe stabilitetin e vendit dhe rajonit, në koordinim me aleatët. Presidentja Osmani shtoi Kosova ka nevojë për mbështetje të mëtejme nga partnerët për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, sepse avancimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare sjellë më shumë stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët, pa dallim.”, u bë e ditur në komunikatë.

Më tej, në takim u diskutua edhe për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, ndaj në këtë kontekst, siç u bë e ditur, Osmani përmendi potencialin ekonomik që ka Kosova, sikurse edhe mjedisin e favorshëm për investitorët e huaj.

Politika e jashtme, arsimi, shëndetësia dhe shkëmbimi tregtar u përmendën në kontekst të thellimit të bashkëpunimit të Kosovës me Austrinë.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është...

Parashikimi i motit për të premten

Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell...

Kosova merret vesh për tregti të lirë me Islandën, Lihtenshtajnin, Norvegjinë dhe Zvicrën, nënshkrimi pritet vitin e ardhshëm

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se Republika e Kosovës ka përmbyllur sot me sukses kapitujt negociues për Marrëveshjen e Tregtisë së...

Dugolli i VV’së thotë se “nuk kacafyten me KFOR’in” për hapjen e urës: Janë dy automjete që nuk do t’i heqim me dhunë

Zëvendëskryetari i komisionit për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Enver Dugolli në emisionin “Click” në RTV21 kur u pyet për...

Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë

Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes se a ka vija të kuqe për ndonjë parti dhe se a mund...